Live

Nitendo pritet të vie me produktin e ri

19:22 / 25 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Sipas thashethemeve gjatë muajve të fundit, Nintendo do të lansoj produktin e saj me te ri.Me një tastierë të re më të vogël, më të lehtë dhe më të lirë. Ky produkt është Nintendo Switch Lite.

Nintendo Switch Lite  vjen me tri ngjyra në të verdhë,himtë dhe kaltër. Switch Lite  ka këto karakteristika: masa 91.1 x 208 x 13.9 në 28.4mm dhe peshon rreth 275g. Ajo përmban një ekran LCD me touch screen  prej 5.5 inç dhe 1280 x 720 pixels. Nintendo Switch Lite i ri mbështet të gjithë softuerin  Switch që mund të luhet në modalitetin handheld (përmes dorës) . Nuk ka asnjë mundësi për një lidhje televizive. Thuhet se jeta e baterisë është rreth 6 orë + në varësi të përdorimit. Nintendo Switch Lite  do të dale  në treg nga 20 shtatori, me çmim prej 199 dollarë

Shpërndaje në

U Kopjua