Land Rover ka hedhur zyrtarisht në treg kerrin që do të zëvendësojë ikonën 71-vjeçare, Defender 4×4, e cila ka pasur sukses ndër vite dhe është pëlqyer nga miliona ndjekës, përfshi dhe Mbretëreshën e Anglisë.
Defender i ri është ndërtuar i fortë, që të jetë i aftë të durojë çdo lloj terreni të vështirë, si shkretëtirat e xhunglat, por edhe që të jetë i rehatshëm për të çuar fëmijët në shkollë, transmeton Topchannel.
Dokumentet e lëshuara zbulojnë se përveç modelit 90 dhe 110, Land Rover synon të nxjerrë në treg versionin 130 më të madh. A është 130 e ardhshme një alternativë mjaft e mirë, ajo mbetet te shihet













