Live

Gola i LVV ia lexon mendjen Kurtit, ai nuk dorëzohet para grevistëve!

00:43 / 24 Shtator 2022

Nga Kosova Live


Kryetari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gola ka vlerësuar se sindikatat më nuk e kanë grevën për para, por për ta thyer mendjen kryeministrit Kurti. Ai ka aluduar se mund të pranohet edhe një rritje nga 50 në 60 euro, vetëm sa për ta lëvizur qeverinë nga pozicioni i saj.

Gola, në “DPT te Fidani” ka sqaruar se ky është mendim i tij.

Sindikata është duke kërku vetëm një lëvizje prej 50 euroshit, ndoshta pranon edhe 60 euro. Po spekuloj, po them, se nuk di asgjë. Ndoshta kishte mjaftu. Nuk është më çështje e parave, është çështje e thyerjes së mendjes. Jo pse kanë të drejtë në kërkesat e tyre”, ka thënë ai.

Sipas Golës, përderisa sindikata do t’i tregojë Kurtit që rruga e drejtë është rruga e vjetër, kryeministri kërkoni t’u tregojë që nuk mund të dorëzohet nga presioni i tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...