Kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, iu drejtua Qeverisë Kurti që të mos tallet me qytetarët dhe grevistët.
Postimi i Tahirit në facebook👇
“Për më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, qytetarët e Kosovës nuk kanë marrë goditje më të rëndë se kjo që lidhet me bllokimin e procesit mësimor, tash e një muaj. Nuk ka papërgjegjësi më të madhe se sa një temë që lidhet me një popullatë, e të trajtohet me këtë indiferencë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook./kosova.live/