Live

Mos ekzekutimi i pagave për grevistët/ Deklarohen nga SBAShK-u, a do të vazhdoj greva?

18:29 / 30 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Anëtari i Këshillit Grevist të SBAShK-ut, Reshit Kushaj, ka thënë se ende s’i kanë marrë rezultatet nga kryetarët e këshillave grevistë komunal për pezullimin apo jo të grevës.

Kushaj tha se do të mbahet një me të gjithë kryetarët e këshillave grevistë komunal dhe do t’i pranojnë rezultatet e ecurisë së grevës por edhe mendimet e anëtarësisë sindikale rreth grevës.

“Kjo ishte kërkesë e anëtarësisë nga dita e djeshme kur ne e kemi shpërndarë shkresën me përmbajtje që ata ta bëjnë analizën e grevës dhe anëtarësia ka kërkuar që t’u jepet pak më shumë hapësirë për të analizuar më qetë dhe më kujdesshëm situatën”, është shprehur Kushaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se në bazë të informacioneve që kanë, pagat për mësimdhënësit ende s’janë protestuar, teksa i bëri thirrje qeverisë që një gjë të tillë ta bëjë sa më shpejt.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...