“Plisat” kanë reaguar edhe njëherë për çështjen e stadiumit “Fadil Vokrri”, atje ku Prishtina nuk po lejohet që t’i zhvillojë ndeshjet e saj.
Ky tifogrup ka reaguar me një postim të gjatë, duke fajësuar Federatën dhe kryetarin, Agim Ademin se po e bllokon zhvillimin e futbollit duke mos e lënë Prishtinën të luajë në këtë stadium, përcjell GazetaBlic Sport.
Brenda këtij reagimi thuhet poashtu se skuadra e tyre e zemrës po bllokohet pikërisht në vitin kur është konsoliduar mirë dhe janë pretendent për titullin kampion.