Rusia, të premtën e kaluar, njoftoi se ka aneksuar 4 rajone të Ukrainës pas referendumeve të mbajtura, por nuk e mori përkrahjen e shteteve të prerëndimit.
Shtetet e perëndimit thanë se nuk do t’i njohin kurrë ato referendume, shkruan Kosova Live.
Por, një shtet po ia njeh këto referendum Rusisë. Bëhet fjalë për shtetin e Koresë së Veriut.
Siç raporton “Reuters”, Koreja e Veriut bëhet zyrtarisht vendi i parë që njeh rezultatet e referendumeve.
“Ne respektojmë vullnetin e banorëve që donin ribashkimin me Rusinë dhe mbështesim qëndrimin e qeverisë ruse që këto zona të bëhen pjesë e vendit. Referendumet u mbajtën në përputhje me Kartën e OKB-së, e cila sanksionon parimet e barazisë së popujve dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje.
Kjo u realizuar në përputhje me procedurat ligjore që lejuan vullnetin e popullit të dy republikave dhe të dy rajoneve”, thuhen në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtmet të Koresë së Veriut./Kosova Live/