Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi dje në Komisionin për Intergrime Evropiane tha një fjali por që doli të jetë e pavërtetë.
Bislimi derisa fliste për pagat e mësimdhënësve tha se sonte(do të thotë mbrëmë) kryeministri do të dal me zgjidhje, shkruan Kosova Live.
“Unë mendoj që në Kosovë është vetëm një ligjërues i rolit të Sindikatave, veç unë u ligjëroj Sindikatave, mund t’u ligjërojë 16 ditë nëse doni, por jo në Komision për Integrime Evropiane. Ne e kemi zgjidhjen, sot del kryeministri e tregon zgjidhjen”, kishte deklaruar Bislimi.
Kryeministri mbrëmë nuk doli me asnjë zgjidhje dhe mësimdhënësit ende janë papaga.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar se vendimin për mosekzekutimin e pagave, do ta dërgojnë në Gjykatë./Kosova Live/