Mbrëmë, kryetarja e subjektit “GUXO”, Donika Gërvalla propozoi për ministër të Shëndetësisë, deputetin Haxhi Avdylin. Ajo në RTK tha se do ja propozoj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Edhe më herët, në të kaluarën, emri i Haxhi Avdylit ishte përmendur për ministër. Në lidhje me këto ka reaguar vetë Avdyli, shkruan Kosova Live.
“Bujar, asnjëherë nuk kam tentuar dhe askush nuk po bën hajgare. Më shumë janë përmendje e insistim e te mediave e njerëzve dashamir. I falenderoj të gjithë ata që kanë konsideratë që jam i denjë për atë pozite. Por i nderuar Bujar, unë jam komod në pozitën e deputetit dhe nga aty po mundohem të jap kontribut me aq sa po mundem e aq sa po di për shëndetësinë dhe proceset tjera. Respekte e mirupafshim”, ka shkruar Avdyli./Kosova Live/