Driton Vela flitet se është një nga emrat e mundshëm për të pasuar Rifat Latifin në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
Indeksonline e ka kontaktuar Velën i cili nuk ka preferuar të flas shumë për këtë temë.
Por me pak fjalë, Vela për Indeksonline e ka quajtur spekulim mundësinë që ai të jetë në krye të shëndetësisë në Kosovë.
“Mediat e kanë lakuar një deklaratë timen dhe është krijuar një spekulim. Unë nuk mund të jap përgjigje sepse druaj që lakohet prapë ndonjë spekulim tjetër” ka thënë Vela.
I pyetur nëse do e pranonte një ofertë të tillë nga Qeveria Kurti, Vela ka thënë se nuk ka përgjigje për spekulime.
Për këtë pozitë të rëndësishme vazhdon të ketë “apetite” të qarta Partia Guxo. Haxhi Avdyli është emri i propozuar nga partia e dy kryetarëve, Gërvalla e Peci.