Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kërkuar nga OSBE-ja, që të përfshihet në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi që ka filluar nga fillimi i muajit tetor.
Ai ka thënë se ky proces po përcillet me probleme dhe kërkesa e tij është që OSBE-ja të përfshihet në këtë proces qe ti ndaloj manipulimet që mund të ndodhin.
Të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke i përfshirë edhe ata që janë larguar nga vendlindja, u bëhet thirrje që t’i përgjigjen këtij regjistrimi.
“Agresivitet dhe pengesa selektive gjatë procesit të regjistrimit të shqiptarëve në Serbi. Veçanërisht në Medvegjë ku janë vetëm tre komisionerë shqipfolës dhe që të gjithë janë vendosur në zona që nuk janë të banuar me shqiptarë. Urgjentisht të përfshihet OSBE për të parandaluar manipulimet”, ka shkruar Bislimi.I dyti i ekzekutivit megjithatë ka vazhduar me apelin për shqiptarët e Medvegjës që të regjistrohen.
“Akoma më urgjente është që të gjithë shqiptarët e Medvegjës të regjistrohen në mënyrë masive në javët në vijim”, ka shkruar Bislimi në Twitter.