Është rënduar sërish bilanci tragjik i ngjarjes së rëndë në Klos.
Pasi ndërruan jetë babë e bir nga të shtënat me armë, është vetëvrarë autori i ngjarjes.
Policia njoftoi se ka arritur të arrestojë dy persona,Fatmir Mjeshtri dhe Besnik Mjeshtri.
Renato Hasula dhe Eglantin Hasula janë të plagosurit që janë nisur në Tiranë.
“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur Renato Hasula dhe Englatin Hasula. U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë është vetëvrarë” – tha drejtori i policisë së qarkut, Dhimitraq Ziu.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një lokali në qendër të Klosit, duke shkaktuar panik mes banorëve të pranishëm.
Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë konfliktet e vazhdueshme mes dy fiseve që degjeneruan në përdorimin e armëve.
Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit si dhe ka shoqëruar dëshmitarë okularë për të kuptuar dinamikën e këtij krimi të rëndë.