Në një debat televiziv, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Albin Kurti në rastin më të mirë do të ishte ministër i tij i Punëve të Brendshme.
Pas kësaj deklarate ka reaguar deputetja e VV-së, Fatmire Haxha-Kollçaku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Sipas Kollçakut, kjo është mënyrë e tërthortë e Abdixhikut që të thotë se dëshiron të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Por, sipas Kollçakut tashme është shumë vonë për Abdixhikun, pasi që i ka ikur treni.
‘’Mirëpo, ka ikur ky tren. Lumiri është dashur t’i bashkohet Vjosës, por, për atë hap nuk guxoi’’, ka thënë Kollçaku.
Postimi i plotë: