Mimoza Shala është përzgjedhur kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvëndosje, nga drejtuesit e këtij subjekti politik.
Ajo është renditur e 53-ta në listë me synimin për ta marr besimin e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.
Mimoza Shala pretendon të jetë përfaqësuese e popullit dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, përkundër se në të kaluarën jo të largët kishte djegur flamurin e shtetit të Kosovës.
Gazeta Sinjali ka siguruar një foto nga një sinjalizues i afërt me lëvizjen Vetëvendosje, i cili ka identifikuar se aktivistja, tashmë kandidate për deputete Mimoza Shala shihet e buzëqeshur pranë flamurit të shtetit të Kosovës të cilit ia kishte vënë flakën së bashku me aktivistin tjetër Ngadhënjim Haxhosaj ( në anën e majtë) dhe një personi tjetër në mes.
Me këtë veprim, aktivistja Mimoza Shala kishte dhunuar dhe përbuzur publikisht flamurin e shtetit duke mos e njohur dhe pranuar atë si simbol përfaqësues.
Pretendentja e karriges së deputetës së Republikës së Kosovës, kishte fyer sakrificën e popullit të Kosovës të sublimuar në këtë simbol shtetëror, i cili së fundi po lartësohet me krenari edhe në arenën ndërkombëtare përmes sukseseve të arritura sidomos në fushën e sportit dhe të kulturës.
.Fotoja është realizuar më 16 shkurt 2012 pas mesnate në një mot me borë.