Live

LDK reagon pas shkarkimit të rektorit, Naser Sahiti

19:13 / 21 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka akuzuar qeverinë se ka ndërhyrë në Universitetin e Prishtinës për shkarkimin e rektorit, Naser Sahiti.

“Ndërhyrja e pushtetit në UP është akt i papranueshëm”, thuhet në postimin e LDK-së në Facebook.

“Nën ndikimin e partisë në pushtet, Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ e shkarkoi sot rektorin i këtij universiteti, Prof. dr. Naser Sahitin. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo është ndërhyrje e papranueshme e politikës në institucionet arsimore|.

Sipas partisë opozitare, këtij akti i ka paraprirë kapja e Këshillit Drejtues të këtij universiteti nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, në kërkim që në UP të vijë një rektor i dëgjueshëm.

“Këtij akti të papranueshëm e të dëmshëm për arsimin i ka paraprirë kapja e Këshillit Drejtues të UP-së nga partia në pushtet përmes përzgjedhjes së kandidatëve me kriter partiak-klientelist e me integritet të kontestuar”.

“Këshilli Drejtues i UP-së ekzekutoi sot sheshazi kërkesën politike të Qeverisë për të instaluar rektor të dëgjueshëm të pushtetit në UP”.

LDK-ja ka shtuar që autonomia duhet respektuar si kusht i sigurimit të integritetit të arsimit të lartë.

“Efektet e ushtrimit të ndikimit dhe të kontrollit nga pushteti në arsimin e lartë dëmtojnë rëndë cilësinë dhe funksionimin institucional”.

“Dija, hulumtimi shkencor dhe studimi në universitet janë jetike për zhvillimin e arsimit, ndaj çdo ndërhyrje politike në këtë institucion të rëndësishëm është i pafalshëm”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se respektimi i autonomisë së universitetit është kusht për të siguruar integritetin dhe cilësinë e arsimit të lartë”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...