Live

Gjykata e dënon me 8 vite burgim të akuzuarin për rrezikim të trafikut

16:14 / 24 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti  pë Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.K  për veprën penale Rrezikimi i trafikut publik.

I akuzuari A.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) vite, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 23.02.2022, si dhe i është shqiptuar  dënim plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit dhe marrja e lejes së vozitjes për pesë (5) vite pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimit , duke llogaritur nga dita kur vendimi merr formën e prerë, me aktvendim të akuzuarit A.K i vazhdohet masa e paraburgimit.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi, ankesa bëhet përmes kësaj Gjykate,për Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...