Live

Këshilltari i kryeministrit Jusuf Ulaj mban ders për drejtësi, i reagon ashpër shkrimtari e gazetari Ballsor Hoxha

12:51 / 26 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jusuf Ulaj përmes një postiminë Facebook ka thënë se po tentohet që të përmirësohet sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Ndër të tjera ai ka shkruar se me parashkrim të veprave penale, me denime minore në shumë raste, me përmbarime të dakorduara, me avokat sekser, veprojnë si grup i organizuar kriminal. Pastaj, s’ka liberalizim, s’ka njohje, s’ka avansim të shtetit të Kosovës. Normal që nuk të njeh, nuk të vlerëson as nuk të pranon askush kur je palaço, ka shkruar Ulaj.

I shpejtë ka qenë reagimi i shkrimtarit dhe gazetarit Ballsor Hoxha, duke i komentuar Ulajt në Facebook.

Hoxha i ka replikuar atij duke i thënë se kur flet për krimin e organizuar në drejtësinë e Kosovës, merr shembuj tërësisht banal, por nëse krahason statusin tënd social dhe gjuhën në të cilën flet, ose nuk e ke guximin qytetar të na informosh për krimet e larta, ose përpiqesh të flasësh në gjuhë ‘popullore’.

Hoxha ndër të tjera, ia ka përmendur këshilltarit të Kurtit se ju si VV po e uzurponi kapitalizmin e zhvillimit të Kosovës si shtet./KosovaLive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua