Serbët e veriut të Kosovës po paralajmërojnë rritje të tensioneve e bllokim të rrugëve, nëse Qeveria e Kosovës nuk e shtyn afatin për konvertimin e targave serbe në ato të Kosovës.
Pas paralajmërimeve të serbëve të veriut se ata do të bëjnë rezistencë nëse u konfiskohen targat dhe makinat, një mbështetje e madhe atyre u ka dhënë një deputet i Parlamentit Evropian, shkruan Demokracia.com.
Deputeti francez i ekstremit të djathtë, Nicolas Bay, ka postuar në Twitter një fotografi nga ura në Mitrovicë, duke zhvilluar një fushatë të tmerrshme kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bay i ka quajtur terroristë ushtarët e UÇK-së, ndërsa serbët heronj.
“Në vitin 1999, këta burra luftuan ditë e natë, duke rrezikuar jetën e tyre, për ta “mbajtur” këtë urë të Mitrovicës dhe për të penguar terroristët shqiptarë të UÇK-së që të pushtojnë Kosovën veriore. Ata janë heronj të popullit serb”, ka shkruar ai në Twitter.
En 1999, ces hommes se sont battus jour et nuit, au péril de leur vie, pour « tenir » ce pont de Mitrovica et empêcher les terroristes albanais de l’UCK d’envahir le nord Kosovo.
— Nicolas Bay (@NicolasBay_) October 28, 2022
Ils sont des héros du peuple serbe. pic.twitter.com/EC5gyXWTZQ