Live

Rrahen mes vete asamblistat e LVV-së Podujevë, policia i arreston te dytë

11:55 / 31 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Dy asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Podujevës dyshohet se janë rrahur mes vete në oborrin e objektit të komunës.

Sipas burimeve të Nacionales, asmablistët që janë rrahur mes vete fizikisht, janë Artrit Mulliqi dhe Ragip Fetahu.

Po ashtu, këto burime tregojnë që të njëjtit janë shoqëruar për në stacionin e Policisë së Kosovës në këtë qytet dhe gjenden ende aty.

Deri më tani, dyshimet e para që çuan në mosmarrëveshje dhe në rrahje fizike, kanë të bëjnë për emërimin e shefit të grupit të asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal.

Më tej, në pozitën e shefit të grupit është emëruar Haki Rudari, teksa dyshohet se të njëjtën pozitë e ka synuar edhe Artirit Mulliqi, e pozitë kjo që duket se ka qenë mollë sherri për rrahjen mes tyre.

Deri më tani policia nuk ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...