Live

Rrahja e asamblistëve në Podujevë, Policia jep detaje për rastin

12:24 / 31 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Sot gjatë ditës, në oborrin e komunës së Podujevës, janë përplasur fizikisht dy asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Siç raportohet, asamblistët që janë rrahur mes vete fizikisht, janë Artrit Mulliqi dhe Ragip Fetahu, shkruan kosovalive.net

Në lidhje me këtë rast, kosovalive.net ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti që ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.

“Rreth orës 11:00 jemi  informuar se ka nje mosmarrveshje ne afërsi të objektit të  komunës së Podujevës.”

“Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku per intervistim ka shoqeruar ne stacion policor dy  persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit”, u shprehë ajo.

Siç po raportohet, dyshimet e para që çuan në mosmarrëveshje dhe në rrahje fizike, kanë të bëjnë për emërimin e shefit të grupit të asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...