Live

Shasha: Vuçiqi ra në grackën e Thaçit dhe Kurtit

16:05 / 01 Nëntor 2022

Nga admin

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka vlerësuar se presidentit Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka rënë në “grackën” e Kurtit, sa i përket çështjes së targave. Njësoj, sipas Shashës kishte ndodhur edhe në rastin e shëtitjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në liqenin e Ujmanit.

“Pjesa më e bukur e kësaj punës së targave është se sa lehtë Vuçiqi bije në grackën e Kurtit. Pak a shumë sikur shëtitja e Thaçit ‘nëpër bukuritë e Kosovës’ në Ujman. Të dy këto akte të Thaçit dhe Kurtit kanë ekspozuar natyrën e dhunshme të Serbisë”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Sipas tij në të dyja rastet Vuçiq është përgjigjur me agresivitet.

“Në të dy rastet Vuçiqi u është përgjigjur akteve krejtësisht paqësore të Thaçit dhe Kurtit me agresivitet të skajshëm luftarak i cili vetëm ka përforcuar narracionin e Kosovës se Serbia është një vend luftënxitës – njëjtë sikur Rusia. Sot me ngritjen e gatishmërisë ushtarake Vuçiqi është bashkangjitur Putinit si të vetmit liderë në Evropë të cilët zgjedhin luftën si mjet primar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, ka shkruar Shasha.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...