Live

Prokurori Juniku tregon si e morën videon e rrahjes së të moshuarës në Pejë

21:44 / 02 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Prokurori Dorjan Juniku, i cili po merret me rastin e dhunës ndaj një gruaje të moshuar në shtëpinë e pleqve në Pejë, dha disa detaje lidhur me rastin.

Ai tha se tri infermieret e dyshuara janë arrestuar të mërkurën pasdite.

Megjithatë, ai theksoi se videon ku shihet se qysh infermierja Aurona Pelaj me përqeshje ushtron dhunë fizike ndaj të moshuarës, e kanë parë dhe marrë nga aktorja, Kaltrinë Zeneli.

“Ka ndodhur sot, pasdite. Pasi që e kemi parë dhe marrë videon te Kaltrina. Sipas zëdhënësit tonë, ai e ka marrë videon nga Kaltrina, pastaj i kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme.  Unë deri më sot nuk kam ndonjë informatë nëse kemi pasur ndonjë gjë nga kjo shtëpi”, shtoi Juniku.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...