Rina Balaj e ka pothuajse gati një këngë të re.
Në fakt, ajo po sjell një baladë të cilën e ndau pak me ndjekësit e saj në Instagram.
Në tekst, Rina i këndon një dashurie e cila ka përfunduar.
“A thu s’koka kon e shkrume, kom lyp dashni n’vende t’gabume”, thotë Rina.
“Po m’mungon vetja ma shume se ti!”, ka shkruar tutje këngëtarja në përshkrimin e videos së shkurtër.
Mbase ky projekt muzikor prek pak ndarjen e saj nga Sinboy, artistin e njohur në Greqi me të cilin ishte në lidhje për disa vjet.