Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku, e sheh si skenar largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.
Çollaku në edicionin special në T7 tha se në këtë mënyrë, Serbia dëshiron të tregojë se nuk do të lëshojnë pe në negociata.
“Ky është skenari i parë”, tha Çollaku.
Serbët i janë përgjigjur thirrjes së Listës Serbe për t’u mbledhur sot në Mitrovicën e Veriut.
Me flamuj serbë në duar, serbët të organizuar janë tubuar në afërsi të shtatores së Car Lazarit në Mitrovicën e Veriut. Tubimi ka nisur me intonimin e himnit të Serbisë.