Një këmbësor është lënduar pasi u godit nga një veturë në Veternik, të dielën rreth orës 17.
Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti.
Sipas policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj (Veternik), ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti