Ron Zaiti ishte i ftuari i radhës në “Barber Shok”.
Ai ka folur për jetën profesionale dhe personale, shkruan lajmi.net.
Ai është pjesë e labelit të këngëtares, Dafina Zeqirit, “Moneyz Music”, teksa tregoi si erdhi deri ky bashkëpunim me ta.
“Motra ime e ka një sallon të estetikës, fillimisht ajo ka patur kontakt me Dafinën, unë pasi ia kisha nis punës me muzikë, Pëllumbin (menaxherin e Dafinës) e njoh moti, filluam të rrinim bashkë, pastaj në studio dhe më pas filloi interesimi më i madh, prova dhe bashkë me miqësinë dhe kiminë që kemi me njëri-tjetrin nisi bashkëpunimi”, ka thënë Roni.
Krahas tjerave, ai gjithashtu foli edhe për planet dhe projekte për të cilat është duke punuar aktualisht.
“Plani i radhës është me e përfundu një EP, një mini-album, janë të përfshira gjashtë këngë, katër vetëm janë të publikuara tashmë, plani është të përfundohen edhe dy këngët e tjera”, u shpreh ai.