Grupi “Mos bli Prodhime Serbe” ka mbi një vit që është duke funksionuar.
Themeluesi i këtij grupi “Mos bli Prodhime Serbe”, Burim Piraj me anë të një postimi ka treguar se medium shtetëror i Kosovës, RTK e ka bojkotuar këtë kampanjë, shkruan kosovalive.net
“Televizioni shtetëror RTK ka qenë bojkotuesi më i madh i fushatës sonë, ata se kanë pa të arsyeshme asnjëherë ta përmendin se ka një grup që po bënë fushatë për të mos ble prodhime serbe, ku është arsyeja ne nuk e dimë, ngelet në redaksinë e RTK-së ta bënë publike me kënd është”, u shprehë ndër të tjera në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Njerëz të mirë, anëtarë të grupit dhe të gjithë ju që nuk blini prodhime serbe!
Ne këtë fushatë po e bëjmë mbi një vit, kemi arritur shumë njerëz ti bindim të mos blejnë prodhime serbe, kemi pas përkrahjen e disa meidave mirëpo jo të gjithave.
Më duhet të cek publikisht se televizioni shtetëror RTK ka qenë bojkotuesi më i madh i fushatës sonë, ata se kanë pa të arsyeshme asnjëherë ta përmendin se ka një grup që po bënë fushatë për të mos ble prodhime serbe, ku është arsyeja ne nuk e dimë, ngelet në redaksinë e RTK-së ta bënë publike me kënd është.
Mediumet tjera i falënderoj nga zemra! Shumë kanë qenë më të zëshëm se vetë ne.