Live

Kurti: Serbia po e refuzon planin franko-gjerman, po e gënjen e zhgënjen ShBA-të

15:42 / 07 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media ka thënë se Serbia ka refuzuar planin franko-gjerman prandaj po bën propagandë dhe veprime të ndryshme.

“Qeveria e Kosovës mbeten të përkushtuar për vlerat demorkatike dhe evropiane, për sundimin e ligjit, të pluralizmit politik. Nga data 1 nëntor deri më tani janë shënuar 856 qortime apo vrejtje. Karshi thirrjeve dashamirëse për qytetarët serbë, ditëve të fundit jane intestifikuar kërcënimet të presidentit të fqinjit tonë verior. Pas mbledhej së jashtëzakonshme të shtunën në qeverinë në Serbi, presidenti atje pati takime të ndara me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës. Kjo tregon se ai ka bashkëpunon me Kinën e Rusinë kurse gënjen e zhgënjen SHBA-të. Nuk bëhet fjalë as për tabela, as për asociacion, as për suspendimin e Nenad Gjuriqit, bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ia kanë bërë propozimit të Parisit dhe Berlinit. Tash këta duhet ta amballazhojnë këtë refuzim.”

“Serbia qartazi është e interesuar për ta sabotuar dialgoun dhe çfaredo marrëveshje, dhe rruga që ka zgjedhur është me grupet kriminale serbe për të kërcënuar qytetarët. Përpjekjet e tilla do të jenë të pasuksesshme sepse shteti jonë është i fortë dhe ka rritje ekonomike. Në kuadër të këtij qëllimi të Serbisë dhe përfaqësuesve të saj, kanë shtuar propagandën e tyre kundër Kosovës me lajme të rreme. Serbia të vazhdoj presionin që qytetarët serb në Kosovë të paraqiten si të kërcënuar. Serbët në Kosovë janë të kërcënuar nga Beogradi që ua djeg veturat e shtëpitë. Veturat e shtëpitë që janë djegur janë djegur nga strukturat që financohen nga Beogradi. Incidetet në Veri të vendit janë inicuar qëllimisht nga Beogradi.”

“Bojkotet nuk janë zgjidhje, intsitucionet nuk kanë alternativë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos bëjn bojkot dhe të mos bin pre e lojërave politike. Republika e Kosovës do të angazhohet për paqe siguri dhe ligj. Kosova nuk do të shantazhohet nga organizime kriminale”, u shprehë Kurti./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua