Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka konfirmuar se në konkursin për rektor të UP-së kanë aplikuar gjashtë persona.
Pra, postin e rektorit të UP-së e synojnë këta persona: But Deda, Ilir Tolaj, Salih Salihu, Sefer Avdijaj, Qerim Qerimi dhe Ermir Rogova.
Ky konkurs për rektor është hapur pasi që ish-rektori, Naser Sahiti, para tri javëve është shkarkuar nga Këshilli Drejtues i UP-së.