Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se Kosova nuk e ka bindur Francën dhe shtetet tjera skeptike që vendimin për liberalizimin e vizave mos me lidhë me sistemin ETIAS.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se nëntori i vitit 2023 nuk është i sigurt, pasi funksionalizimi i plotë i këtij sistemi është shtyrë tri herë deri më sot.
Postimi i saj i plotë:
Megjithatë, duket se Kosova nuk e ka bindë Francën dhe shtetet tjera skeptike që vendimin për liberalizimin e vizave mos me lidhë me sistemin ETIAS, i cili, parashikohet me u funksionalizu në nëntor të vitit 2023.
Pra, parashikohet, nuk është e sigurt. Sepse, funksionalizimi i plotë i këtij sistemi është shtyrë tri herë deri më sot, Janar 2023, Maj 2023 dhe tani Nëntor 2023.
Kush e di, kështu, mundet me u shty edhe për ndonjë datë tjetër të 2024?! Por, presim na…edhe Qeveria, në mungesë t’punve!
Vizat në nëntor 2023, deputetja e PDK-së: Nuk është e sigurt, mund të shtyhet edhe për 2024
16:55 / 10 Nëntor 2022

Tjera

21:00 / 04 Shtator 2025
Parullat e protestuesve: Specialja nuk gjykon në emër të Kosovës (VIDEO)

20:42 / 04 Shtator 2025
Kërkohet paraburgim për policin në Vushtrri, ngarkohet me katër vepra penale
Humor

11:06 / 04 Shtator 2025
Ushtari i FSK-së surprizon të dashurën me një propozim romantik martese në Prishtinë
Shëndetësi

09:17 / 24 Gusht 2025