Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar sot një aktivitet në kampusin e Universitetit të Prishtinës për të kundërshtuar hapjen e bizneseve mbi parkingun nëntokësor përballë Fakultetit Filologjik në pronën e UP-së.
Grupi i studentëve kanë shprehur revoltën e tyre duke gjuajtur me ngjyrë bizneset e hapura aty, në mesin e të cilave është edhe Missini Kitchen.
Studentetët kanë kundështuar siç e kanë quajtur uzurpimin e hapësirës publike nga bizneset private, hapësirë kjo e destinuat për studentë.
Në këtë hapësirë ka qenë një hapësirë parku e shfrytëzuar nga studentët e UP-së, por që me një vendim të komunës së Prishtinës në marrëveshje me UP-në aty është ndërtuar pakingu nëntokësor dhe në pjesën mbi parking është betonizuar dhe u është dhënë në shfrytëzim bizneseve private.
Studentët kanë kërkuar që kjo hapësirë t’u kthehet studentëve.
Komunikata e plotë:
Kjo është komunikatae plotë e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist:
Sot u bëmë bashkë studente/ë dhe aktiviste/e për të denoncuar dhe kundërshtuar uzurpimin e hapësirës publike të UP-së nga bizneset private dhe për t’iu treguar atyre që janë të padëshirueshëm këtu.
Aty ku sot janë bizneset private dhe një parking, dikur ishte një park publik. Tash këtu ka beton e uzurpim. Këto biznese që po i shohim mbrapa nesh janë këtu përkundër vullnetit tonë e në dëmin tonë. Tri vite më parë, Komuna e Prishtinës kishte filluar gërryerjen e hapësirës, për të nisur kështu një proces të privatizimit, frytet e së cilës po i shohim sot.
Uzurpimi i parkut të UP-së përveç që shënon një ndërhyrje të egër në hapësirën publike, tregon edhe një ndërhyrje tjetër për ta varfëruar edhe më tej xhepin e studentëve. Ne veç se jemi në dijeni që studentët janë ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, me pak mbështetje shtetërore, me kushte të dobëta financiare e trajtim të padinjitetshëm. E privatizimi i mëtejmë i çdo shërbimi, duke përfshirë këtu edhe ushqimin, veç sa do ta varfërojë edhe më tej studenten e studentin. Ne duam që ushqimi dhe sherbimet tjera brenda kampusit të na sigurohen si shërbime publik në kuadër të UP-së e jo të përdoremi si mjet për rritje të të hyrave të bizneseve.
Për ne, është e papranueshme dhe do duhej të ishte edhe e jashtëligjshme që të vazhdohet kjo që është duke i ndodhë UP-së. Privatizimi i hapësirave publike të UP-së duhet të ndalet. Edhe ato pak hapësira gjelbërta publike të cilat kanë qenë në shfrytëzim të studentëve të UP-së tash janë duke u plaçkitur nga sektori privat. E kjo duhet të ndalet. Nuk mund të lejojmë që çdo gjë që i takon publikes të vihet në shërbim të përfitimeve të bizneseve. Nuk mund të lejojmë që kampusi ynë t’i ipet bizneseve private.
Sot me anë të këtij aksioni kërkojmë që:
- Parku publik të na kthehet dhe të ndalohet kjo vjedhje e çdo cepi që i takon publikes -Komuna e Prishtinës ta ndërprejë këtë eksperiment që po bëhet në kurrizin tonë.
- UP-ja, profesoriati dhe përfaqësuesit e studentëve të marrin qëndrim dhe ta kundërshtojnë këtë të keqe është duke na i përbi hapësirat publike;
- Shërbime publike, të përballueshme për studentët/et brenda UP-së.
Ne po e theksojmë që këto biznese janë të padëshiruara për ne si studentë. Ky kampus na takon neve dhe jo bizneseve private.