Live

Biden do të takohet me presidentin kinez, temë diskutimi Tajvani e Rusia

19:22 / 10 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Në margjinat e Samitit të Grupit 20 që do të mbahet në Bali, Indonezi, presidenti amerikan Joe Biden do të takohet të hënën me presidentin kinez Xi Jinping.Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se takimi do të zhvillohet ballë për ballë, ndërsa ky do të jetë takimi i parë personal midis liderëve të dy ekonomive më të mëdha në botë që kur Biden u bë president në janar të vitit 2021 dhe vjen gjithashtu disa javë pasi Xi mori edhe një mandat të tretë pesëvjeçar.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha në një deklaratë se liderët do të takohen për të “diskutuar përpjekjet për të ruajtur dhe thelluar linjat e komunikimit midis dy vendeve dhe për të menaxhuar me përgjegjësi konkurrencën, si dhe për të punuar bashkë veçanërisht në sfidat ndërkombëtare që prekin komunitetin ndërkombëtar”.

Biden u tha gazetarëve të mërkurën se ai synonte të diskutonte me Xi-në tensionet në rritje midis Uashingtonit dhe Pekinit mbi ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit, politikat tregtare, marrëdhëniet e Pekinit me Rusinë dhe çështje të tjera.

“Ajo që dua të bëj me të kur flasim është të përcaktoj se cilat janë linjat tona të kuqe dhe të kuptoj se çfarë ai beson se është në interesat kritike kombëtare të Kinës, ato që unë di të jenë interesat kritike të Shteteve të Bashkuara,” është shprehur Biden.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...