Live

Dobra thotë se javën e ardhshme do të publikohet koeficienti për paga

20:33 / 10 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra thotë se koeficienti për paga do të publikohet në ditët në vijim.

Dobra në emisionin “Ditari” në Tëvë1, deklaroi se kjo do të bëhet e ditur javën e ardhshme.

Sipas tij, deri më tani asnjë shifër nuk ka qarkulluar nga MPB.

“Koeficienti për Ligjin për Paga do të publikohet në ditët në vijim, së shpejti do ta marrim vesh së sa do të jetë. Unë nuk e dija se kush e ka nxjerr vlerën 120, ka pasur edhe qarkullime të tjera, 135, kështu që nuk ka qarkulluar asnjë shifër që ka dalë nga ministria jonë”, tha ai.

Më tej, Dobra shton se “shumë shpejt do ta marrim vesh koeficientin për paga, javën e ardhshme”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...