Live

“Rrëfimi im”| Qerkini: 20 autobusë me shqiptarë dyshohet se u varrosën në Shtaval

21:19 / 11 Nëntor 2022

Nga admin

Fati i mbi 1600 personave të pagjetur vazhdon të jetë i paqartë edhe pas 23 viteve pas luftës së fundit në Kosovë.

I ftuar në emisionin “Rrëfimi im”, prodhim i Kosovalive.net, ishte i ftuar udhëheqësi i Zyrës Burimore, për personat e pagjetur në rajonin e Mitrovicës, Bajram Qerkini.

Ai shprehet i pakënaqur me punën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë.

“Mjerisht Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk po punon sa duhet, qe 15 vjet i kemi të njëjtat fjalë”, është shprehur Qerkini.

Ai ka deklaruar se edhe pas 23 viteve nuk po mund ta bind bashkësinë ndërkombëtare, se nuk do të ketë bisedime me Serbinë pa e ditur se ku janë të pagjeturit.

“Brukseli mjerisht është çështje politike, duhet t’i ndërpresim bisedat derisa të tregohen se ku janë personat e zhdukur”, ka deklaruar ai. 

Ndër të tjera ai ka rrëfyer edhe për zvarritjen e projektligjit për personat e pagjetur, ku kritikon komisionin qeveritar për mos punë efikase në këtë drejtim.

“Qe 5 vite veç sillet ai projektligj, kërkush s’merret me ne, a kur kanë mi rrit pagat për vete ata për 24 orë e miratojnë atë projektligj. Nuk ka shumë ndryshime. Familjarët po presin, ata po e t’hollojnë ligjin, e kjo zvarritje është çështje politike”, ka rrëfyer Qerkini.

Udhëheqësi i kësaj zyre tregon mes tjerash në rrëfimin e tij se 20 autobusë me shqiptarë dyshohet se u varrosën në Shtaval.

“Haptas po them, jam aq i mllefosur, kur thuhet një alarm dhe del në gazetë, kur thotë: ‘Alarmohet nga Serbia, 20 autobusë me shqiptarë dyshohet se u varrosën në Shtaval. 20 autobusë nga 40 vetë, bëjnë 800 vetë – Batajnica e dytë, aty i kemi nxjerrë ne afër 900 vetë”, rrëfen Çerkini./Kosovalive.net/

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...