Live

Ky 34 vjeçari që dyshohet se bëri vetëvrasje në Podujevë

10:18 / 12 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premten në fshatin Lladoc të Podujevës, ku një person është gjetur i vdekur. I njëjti dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Gazeta Insajderi mëson se viktima që i dha fund jetës është Jashar Mehana, 34 vjeçar.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Lladoc të Komunës së Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, ka thënë Ahmeti.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka shtuar ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua