Një xhirim i ri është shpërndarë nga mediat turke e ku shihet se një çantë është lënë në një ulëse dhe që mandej ka shpërthyer.
Kamerat e CCTV kanë treguar momentin e shpërthimit të bombës në sheshin Taksim në Stamboll të Turqisë.
Sipas asaj që tregojnë këto kamera, shpërthimi ka ardhur si pasojë e një çante që është lënë në një ulëse.
Shpërthimi ka ndodhur në bulevardin e frekuentuar Istikalal të Stambollit.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës dhe sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, pesë prokurorë janë caktuar që ta hetojnë këtë ngjarje.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka njoftuar se 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në Taksim të Stambollit.
🇹🇷 — NEW FOOTAGE: CCTV video shows the moment of the explosion at Taksim square in Istanbul, Turkey. It seems the explosion was caused by a bag left on a bench. pic.twitter.com/EIW4oeNuhw
— Belaaz News (@TheBelaaz) November 13, 2022