Shpërthimi i djeshëm në Stamboll ka tronditur Turqinë, ku po konsiderohet si akt terrorist.
Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur në një shpërthim në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit, kanë thënë autoritetet turke.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale të dielën në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim.
Dhe tani siç raportohet, një i dyshuar tani është arrestuar, ka thënë shefi i policisë turke, përkatësisht ministri i Brendshëm.
Zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha më herët se shpërthimi mendohej të ishte një sulm terrorist i kryer nga një grua.
Në lidhje me këtë rast Departamenti i policisë së Stambollit, ka lëshuar një njoftim zyrtar për identitetin e gruas e cila është arrestuar si e dyshuara kryesore për shpërthimin në qytet mesditën e së dielës, ku humbën jetën gjashtë persona.
Sipas njoftimit të policisë së Stambollit, “gruaja gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte trajnuar si oficere speciale nga organizata terroriste e PKK-së dhe se kishte hyrë ilegalisht në vend nga Arfini”./kosovalive.net/