Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli i ftuar në një debat televizivë në Klan Kosova, ka treguar se në vitin 1998 gjatë kohës sa ishte lufta në Kosovë, e ka ftuar Agim Çekun për t’iu bashkuar luftës.
“Unë publikisht në vitin 1998 e kam ftuar Agim Çekun në për t’iu bashkuar luftës së UÇK-së”, u shpreh Veseli.
Kujtojmë se Agim Çeku ishte ushtarak në shtetin kroat, pastaj ka shërbyer si shef i shtabit të UÇK-së.
Ndërsa pas mbarimit të luftës, ai ishte shefi i parë TMK-së i emëruar si gjeneral lejtnant.