Live

Gërvalla: BE ta ndal Putinin para se ta sjell luftën në të gjithë kontinentin

21:45 / 15 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë në territorin e Polonisë, duke lënë të vrarë dy persona.

Ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të jetë më e vendosur për ta ndalur presidentin rus, Vladimir Putin përpara se ta sjell luftën në tërë kontinentin.

“Të pikëlluar nga humbja e dy jetëve në Poloni, të cilët janë goditur nga raketat ruse. Jemi me familjet e tyre, Kosova qëndron krah Polonisë kundër regjimit të Putin. BE duhet të veprojë më vendomërisht për ta ndalur Putinin, përpara se ai dhe instrumentet e tij të sjellin luftën në tërë kontinentin”, ka shkruar Gërvalla.

Në orët e pasdites së sotme, raportohet se dy nga raketat ruse kanë goditur Poloninë në zonën kufitare me Ukrainën. Për pasojë, kanë mbetur dy të vdekur.

Qeveria polake ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, ndërkohë që liderët botërorë janë duke marrë informacionet për ngjarjen, përpara se të dalin me qëndrime dhe të ndërmarrin veprime. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...