Live

Rrahman Jasharaj: Pas luftës në Kosovë janë bërë shumë eksperimente me arsimin në Kosovë, shteti duhet t’i ndal sulmet ndaj figurës së mësuesit

22:16 / 16 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një intervistë për kosovalive.net u shprehë se pas luftës në Kosovë janë bërë shumë eksperimente me arsimin në Kosovë.

“Pas luftës, në Kosovë janë bërë eksperimente shumë në arsim, me qëllime të caktuara për të përfituar individët e caktuar. Pse po e them këtë? Nuk kemi bërë me Akademinë e Shkencave një platëformë të Arsimit në Kosovë brenda kushteve tona por jemi munduar të marrim modele fillimisht të Kanadës, pastaj të Finlandës, shteteve tepër të zhvilluara, në kohën kur tek ne, madje edhe sot, në vend të ‘lap-topëve’, në vend të projektorëve, ende shumica e lëndeve mbahen me shpuzë dhe shkumës.”

“Shteti duhet të lë sulmet publike ndaj figurës së mësuesit dhe të punoj me ta brenda ambienteve, të dërgoj inspektorët e arsimit, njerëz të shkolluar për lëndë të caktuar, që do të vërenin dobësitë e secilit mësimdhënës dhe pastaj do të uleshin të këshilloheshin”, tha ai./kosovalive.net/

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...