“Duket që s’ka gjasa që kosovarët të udhëtojnë lirshëm deri para 2024’ës, nëse jo kurrë”.
Kështu ka konstatuar ish-Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, përmes një cicërime në Twitter referuar raportimeve të djeshme për “vërejtjet” e Spanjës dhe Suedisë ndaj propozim të presidencës çeke për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Por, një gjë e tillë, s’po ia hedh Selimit. Ai ka një shpjegim tjetër për këtë.“Liberalizimi i vizave është bërë një lloj e pistë e Whac-A-Mole*.
Mu atëherë kur Franca ndalon së bllokuari procesin, Suedia dhe Spanja nisin të bllojnë procesin, pavarësisht asaj se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet”.
Visa liberalization for Kosovo has become a nasty game of Whac-A-Mole. Just when France stops blocking Kosovo, Sweden and Spain now blocked the process, regardless of Kosovo having fulfilled all conditions. Seems highly unlikely Kosovars will travel freely before 2024, if ever. pic.twitter.com/2i9MCEeb10
— Petrit Selimi (@Petrit) November 17, 2022