Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria po grabit të hyrat vetanake të Komunave të Kosovës.
Tahiri thotë se ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2023, me nenin 9, pika 6, ka cenuar autonominë financiare të komunave ku theksohet se të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit 2022 dhe të pa shpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar.
Sipas kushtetutës së Kosovës, neni 124, organizimi dhe funksionimi i vetëqeverisjes lokale, në pikën 5 përcakton “Komunat kanë të drejtë të vendosin, të caktojnë, të mbledhin dhe të shpenzojnë të hyrat e veta si dhe të marrin fonde nga Qeveria qendrore, në pajtim me ligjin.’
“Në vend se të sigurohet financimi, saktësisht investimet e ministrive të linjës, me parime dhe kritere të qarta, nga vizioni politik i prezantuar me grantin e katërt për komunat, apo sipas Draft Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, ku vendosen parime dhe kritere në grantin për investimet kapitale në komuna, ligj ky që për motive politike është tërhequr nga agjenda legjislative”.
Tahiri thotë se ky veprim i Qeverisë dëmton dhe pamundëson, jo vetëm financimin e qëndrueshëm, por në veçanti financimin e shërbimeve sociale në komuna.