Truqet që kursejnë para dhe bëjnë që fytyra të duket e përsosur edhe atëherë kur ditët me diell mungojnë
Shpërthimet e fundit të verës na kujtojnë se sezoni i ri është gjithashtu koha për të ndryshuar grimin që kemi përdorur gjatë ditëve të ngrohta dhe me diell.
Grimeri profesionist Apollo Barragan kujton se pamja e bukur fillon me kujdesin e lëkurës.
1. Kremi hidratues dhe pudra janë një kombinim i duhur
Shtoni pak krem hidratues në pudër në mënyrë që të ruani lagështinë dhe t’i siguroni lëkurës së fytyrës hidratim të përhershëm, posaçërisht nëse lëkura e fytyrës suaj është e thatë dhe e prirë ndaj pëlcitjes apo zbokthit.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë që kremrat të cilat zakonisht i përdorni për kurën e lëkurës do të duhej t’i përjashtoni nga rutina ditore – përkundrazi. Kura e zakonshme është parakusht që grimi zbukurues të qëndrojë mirë.