Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka shtruar një pyetje se pse po pranohen leternjoftimet ileagle të strukturave ilegale paralele të Serbisë në Kosovës.
“Targat ilegale të strukturave paralele serbe janë të papranueshme. Pse u pranuan letërnjoftimet ilegale të këtyre strukturave të Serbisë për Kosovë?”, u shprehë Hamiti në postimin e tij në Facebook, transmeton kosovalive.net
Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje në Bruksel sot, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar që nesër do të filloj gjobitjen e serbëve që kanë këto targa ilegale dhe që nuk i kanë konvertuar në RKS.
SHBA-të kanë kërkuar që të pezullohet çdo vendim për targat për së paku 10 muaj. Po ashtu edhe BE-ja po kërkon që të anulohet vendimi për targat. /kosovalive.net/