Live

Kurti: Më vjen keq që s’mund t’i mbrojë serbët, po shantazohen nga kriminelët

11:49 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuvend i është përgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se duhet të filloj dialogu me serbët lokal.

Ai tha se dje i ka takuar 10 qytetarë të shoqërisë civile serb të Kosovës, por që nuk ka bërë fotografi pasi ka dashur t’i mbrojë pasi ata shantazhohen nga strukturat kriminale në veri.

Ai u ka kërkuar falje serbëve lokal duke thënë se i vjen keq që nuk mund t’i mbrojë nga kriminelët në veri.

“Sa i përket dialogut me serbët lokal, 10 qytetarë të shoqërisë civile serb i kam takuar dje. Por nuk duan fotografi nga takimi, më vjen shumë keq që nuk mundem me i mbrojt. Janë djegur 6 vetura dhe më vjen shumë keq që nuk kam mundur t’i mbrojmë. Nuk duan fotografi sepse janë të shantazhuar. Ne duhet t’i ruajmë sepse spo arrijmë t’i mbrojmë sepse ka struktura kriminale në veri. Në anën tjetër të Leposaviqi mbledhën serbët në një hotel dhe aty vendoset për djegien e  veturave”, ka thënë Kurti .

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...