Live

Diellza Kolgeci shijon ndejën e organizuar nga ambasadori francez krah Albin Kurtit

12:21 / 24 Nëntor 2022

Nga admin

Ish-missi kosovar, Diellza Kolgeci, mbrëmjen e së mërkurës ka qenë pjesë e një eventi mjaft të rëndësishëm.

Ajo ka treguar përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Facebook, se ka marrë pjesë në ndejën e familjes e organizuar nga “Beaujolais Nouveau” dhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Në fotografitë e publikuara, aktorja e filmit ikonik “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna” mund të shihet edhe duke pozuar pranë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“E nderuar të jem pjesë e traditës dhe familjes së ‘Beaujolais Nouveau’ organizuar nga ambasadori francez dhe Fidaim Rashiti”, ka shkruar Diellza Kolgeci në Facebook.

Bukuroshja bionde është dukur tejet elegante në këtë mbrëmje e veshur me një kostum ngjyrë kafe, i cili theksonte mjaft mirë figurën e saj trupore.

Diellza edhe më tutje ka ndarë me ndjekësit e saj fotografi të tjera, ku duket se ia ka kaluar mirë nën shoqërinë e kryeministrit dhe figurave të tjera të rëndësisë së lartë në këtë event.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...