Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli u ka kushtuar një postim dy ish-kryetarëve të PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.
“Edhe sot si lider të vendosur dhe burrështetas po bëjnë betejën e fundit për lirinë dhe dinjitetin tonë”, ka shkruar Cakolli në postimin e tij, shkruan kosovalive.net
POSTIMI I PLOTË I BUJAR CAKOLLIT:
Ata janë të pathyeshëm dhe fitimtarë, dhe ashtu siç kanë bërë gjithmonë, përballë jetës e vdekjes, sy më sy. Ata nuk e njohin frikën, as ikjen nga përgjegjësitë si bijë Kosove, si liderë e prijës në periudhat më të vështira.
Ata luftuan e qëndruan. Ata udhëhoqën një luftë parimore, idealiste për liri të një populli dhe ia dolën! Dhe do ja dalin përsëri
Edhe sot, si liderë të vendosur, dhe burrështetas po bëjnë betejën e fundit për lirine dhe dinjitetin tonë.
Ata do të fitojnë.