Njohësi çështjeve politike Petrit Zogaj ka ironizuar me deklaratën e Kurtit, pasi ky i fundit tha se ambasadori amerikan “Hovenier kishte informacione më shumë se unë për situatën në veri”, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zogaj tha se është dashur të pyetet Donika Gërvalla për informacionet në veri, pasi ajo e dinte që raketat që ranë në Poloni vinin nga Rusia.
Tuje Zogaj tha se “duhesh me qene demagog i madh se nuk e thu ne interviste qe s’kisha i informata se cila eshte situata e sigurise ne veri”
Postimi i tij i plotë:
KM Kurti paska thene qe nuk e ka dite qe situata ne veri te Kosoves eshte keq dhe se mundet me u perkeqesu me shume. Nuk e di pse nuk e ka pyet Doniken sepse ajo e dinte qe raketat qe rane ne Poloni vinin nga Rusia, e leje me s’po e din se cila eshte situata ne veri 🤪.
Perndryshe duhesh me qene demagog i madh se nuk e thu ne interviste qe s’kisha i informata se cila eshte situata e sigurise ne veri. Qe 2 vite qeverise me vendin.