Live

Haxhiu: Pres që në fund të mbledhjes Nikolla e Konjufca të vendosin në votim, bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës 

12:18 / 27 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se nga ulësja e Kuvendit të Shqipërisë ka kërkuar që të hudhet në votim: Bashkim i Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.

“Pres që në fund të kësaj mbledhje të përbashkët kryetarja Lindita Nikolla dhe kryetari Galuk Konjufca ta vendosin në votim:

Bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Haxhiut

Nga ulësja e Kuvendit të Shqipërisë, në mbledhjen e përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës kërkova që të hudhet në votim:

Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.

Faleminderit për fjalimet e bukura,

koha është për vendime të rëndësishme për kombin tonë.

Pres që në fund të kësaj mbledhje të përbashkët kryetarja Lindita Nikolla dhe kryetari Galuk Konjufca ta vendosin në votim:

Bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...