Live

Selmanaj i LDK-së thotë se po bëhet propagandë ndaj tij, ka një lutje për mediat

20:26 / 29 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selamanaj ka thënë se po bëhet propagandë ndaj tij me lajme të rreme.

Selmanaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “është riaktivizuar makineria propaganduese parapolitike”.

Ai ka shtuar se po bëhen statuse dhe lajme të rreme, derisa i ka lutur mediat që mos të bien pre e tyre.

“Qenka riaktivizu makineria propaganduese parapolitike. Gjithandej statuse dhe lajme të rreme. Ftoj dhe lus mediet serioze që të mos bien pre e këtyre makinerive”, tha ai.

Në fund, Selmanaj ka thënë se “kjo është shenjë që propagandës dhe mashtrimit po i vjen fundi”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...